Presidenti turk paralajmëroi lobim për njohjet e Kosovës, Vuçiqi i kundërpërgjigjet: Jam i vogël, krahasuar me Erdoganin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se Serbia do t’i kundërvihet çdo lobimi të ri për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Reagimi i tij vjen pas deklaratës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, se ai do të lobojë për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës.

Në pyetjen e gazetarëve serbë, lidhur me paralajmërimit e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se ai do të intensifikonte lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq tha se kjo është realiste, sepse Turqia është një superfuqi dhe Erdogan është një udhëheqës i madh.

“Do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, të dy palët [Kosova dhe Serbia] kanë detyrimin të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do t’i kundërvihemi”, theksoi ai, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave serbe Vuçiq vuri në dukje se Turqia është një fuqi e madhe, dhe ai në krahasim me Erdoganin është i vogël dhe i papërfillshëm, por nënvizoi se Serbia nuk është aq e vogël që të mos përpiqet ta kundërshtojë.

“Serbia mbron të vetën. Kjo nuk është turke, ajo i përket Serbisë. E vetmja gjë që na mbetet është të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ai është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi por besoj se ai do ta zbusë pak qëndrimin e tij”, tha Vuçiq.

Erdogan: Do të punojmë së bashku me Bidenin për t’i sjellë më shumë njohje Kosovës
Ai theksoi se Serbia nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të luftojë për vendin e saj.

Messenger Whatsapp Viber Tweet

(Visited 127 times, 1 visits today)