Profesori zbulon tri shtetet që do të sjellin liberalizimin e Kosovës – Ky është paralajmërimi!

Kosova tashmë e një kohë po punon për të qenë pjesë e BE-së, mirëpo pjesë e saj ende nuk po arrin të bëhet

Qeveria e Kosovës tashmë po thekson shumë here që vendi ynë ka përmbushur kriteret por pjesë e saj shpreson që shumë shpejt të jetë

Në lidhje me këtë temë ka folur profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”.

Ai u shpreh se disa shtete në BE nuk e njohin Kosovën dhe ato po arrijnë që pozicioni i Kosovës të jetë i dobësuar.

Mirëpo profesori thekson tre shtete që po ndihmojnë BE në dialogimin e Kosovës me Serbinë.

“Kosova është me pozitë të pa qartë në kuadër të UE. Disa shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës. Disa ende jo, pesë (5) shtete sa janë në UE. Mbi këtë nuk diskutohet në UE për Kosovën si shtet. Atje flitet për Kosovën si një rajon i vetëorganizuar dhe që po bënë dialog me shtetin serb për të hapur rrugën e intergrimeve evropiane. Ky pozicion e ka dobësuar shumë Kosovën në kuadër të UE-se dhe në dialog me shtetin serb. Mbi këtë u futën thojzat në emërtimin e statusit të Republikës! Mbi këtë u bënë marrëveshje të dëmshme, si Asociacioni dhe nuk u bë liberalizimi i vizave! Tash kemi një iniciative të tri shteteve. Franca, Polonia dhe Gjermania u bënë bashkë për të ndihmuar UE në dialogim Kosovë-Serbi”, u shpreh ai.

Profesori thotë më tej që është vetëm Gjermania që ka treguar qartë se dialogu Kosovë – Serbi.

Gjithashtu ai thekson që BE nuk ka ende qëndrim të qartë për Kosovën.

“Me iniciativen e tashmë të Francës – Polonisë dhe të Gjermanisë nuk u more pozicioni për shtetin e Kosovës si status i palëkundur dhe përfundimtar. Këto shtete kërkuan liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e UE-së. Edhe vizitat e përfaqësuesëve gjerman, francez e polak këtë qëndrim kanë. Është vetëm Gjermania që ka treguar qartë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të bëhet duke u mbështetur në shtet si bazë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Franca dhe Polonia, sikundër edhe shtetet tjera të UE, ato që e kanë njohur ose jo shtetin e Kosovës, kanë qëndrime neutrale dhe tërë të ardhmen e mbështetin në dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë anë nuk ka qartësi. Edhe UE kështu dhe këndej qëndron. Nuk e kemi ndonjë ndryshim”, përfundoi Kelmendi.

(Visited 44 times, 1 visits today)