Pse nuk duhet të lëmë rrobat e palara për shumë ditë në një dhomë?

Ndodh shpesh që rrobat e destinuara për larje i lëmë në një karrige në dhomë.

Kjo mund të duket e pafajshme për shëndetin tonë, por, në fakt, është një zakon që duhet ta heqim.

Cila eshte arsyeja? Sipas ekspertëve, aromat e njeriut që mbeten në rrobat e pista, veprojnë si “magnet” për marimangat dhe shumë insekte edhe nëse nuk i shohim me sy. Sipas një studimi të ri nga ekspertët e Universitetit të Sheffield, rrobat e pista që hedhim në dhomën e gjumit ose në dhomën e hotelit janë një magnet për insektet.

Çimcat zakonisht fshihen në qepje dhe brenda dyshekut, në të çarat e kutive ose në kornizat e shtretërve, por gjenden edhe gjetkë. Meqenëse ushqehen me gjak, ne mund t’i gjejmë kudo, nga një hotel luksoz i shtrenjtë në një kamp.

Studiuesit që kanë studiuar këtë temë arritën në përfundimin se rrobat duhet t’i vendosim në një shportë dhe të mos i lëmë atje për shumë ditë. Nëse tani po udhëtojmë dhe qëndrojmë në hotel, është më mirë t’i paketojmë në një thes derisa t’i kemi për t’u larë.

(Visited 97 times, 1 visits today)