Ramabaja etiketon rëndë sindikatat: Janë filiale të SHIK-ut dhe PDK-së

Analisti Sadri Ramabaja u është drejtuar me fjalë të rënda sindikatave të sektorit publik në Kosovë, të cilat kanë hyrë në një grevë të gjithmbarshme nga 25 gushti.

Ai ka thënë se sindikatat në Kosovë janë degë e Partisë Demokratike të Kosovës, për çka analistët tjerë në studio nuk janë pajtuar.

“Unë jam ideologjikisht pro-sindikatave, por sindikatat tona janë të politizuara, janë degë e partisë demokratike Janë tërësisht të manipuluar. Por të manipulohet me fëmijë politikisht, ky është manipulimi më i madh”, ka thënë Ramabaja në Pressing të T7.
Ramabaja ka thënë se në kohën e tensionuar të sigurisë, siç e ka quajtur ai “gjendje lufte”, sindikatat është dashur të tërhiqeshin nga greva, përkundër se kërkesat dhe paralajmërimet e sindikatave për greva kanë nisur nga fillimi i vitet.

“Ballkani është në luftë kibernetike. Prisnim që 1 shtatori mund të sjell përplasje, në këtë situatë një sindikatë e përgjegjshme, gjendje lufte, do të tërhiqej”, ka thënë ai.

Ramabaja ka thënë se SBASHK-u dikur ishte filiale e LDK-së, ndërkaq tani, nga viti 2007, ajo është filiale e PDK-së dhe SHIK-ut.

“Duke e njohur mirë kryesinë e kësaj sindikate dhe duke e ditur se gjatë viteve 90 ka qenë filiale e LDK-së, dhe prej 2007 filiale e PDK-së dhe e SHIK-ut, unë mund të them se kanë bërë shantazh”, ka thënë ai. /GazetaExpress

(Visited 22 times, 1 visits today)