Robelli: 20 vjet kanë bo poshtërsina, për 20 ditë po i kërkojnë llogari Kurtit

Gazetari i njohur Enver Robelli ka thënë se opozita e re në Kosovë po kërkon po aq llogari nga Qeveria Kurti 2 për 20 ditë, sa “për poshtërsitë, krimet e mizoritë që kanë bërë këta për 20 vjet”.

Sipas tij, është herët që të vlerësohet puna e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se sfidë kryesore e tij është forcimi i gjyqësorit. Ka thënë se ndër problemet kryesore është edhe ndotja e ambientit.
“Është herët të vlerësohet, por do të matet zoti Kurti me premtimet e tij.

Mendoj se këto janë sfidat kryesore, forcimi i gjyqësorit, krijimi i një administrate efikase dhe natyrisht vlerësimi kritik i shumë privatizimeve që janë bërë në këtë vend. Si temë jashtëzakonisht e rëndësishme është edhe ndotja e ambientit. Në Kosovë është shkatërruar nga ndotja, nga planifikimi hapësinor, është krim i organizuar. Do të kemi probleme të jashtëzakonshme në gjeneratat e ardhshme. Është herët të vlerësohet, por mendoj se edhe opozita për 20 ditë në pushtet nga Kurti kërkojnë po aq llogari sa poshtërsitë, krimet e mizoritë që kanë bërë këta për 20 vjet”, ka thënë ai në “Desku” të KOHËS