Serbët kthehen mbrapsht, “Policia e Kosovës s’ua lejoi liturgjinë në Kishën Ortodokse në UP”

Serbët kthehen mbrapsht, “Policia e Kosovës s’ua lejoi liturgjinë në Kishën Ortodokse në UP”.Nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë pretendojnë se Policia e Kosovës nuk i ka lejuar që të kryejnë liturgjinë në Kishën e Shpëtimtarit në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Famulltari Stanisha Arsiq, ka thënë për “Kosovo-Online” se Policia ua ka ndaluar në mëngjesin e së enjtes të kryejnë ritet në nder të Festës së Shpëtimtarit.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Kur besimtarët dhe klerikët u mblodhën para tempullit këtë mëngjes, pjesëtarët e policisë në numër të madh nuk i lejuan ata të afroheshin te Tempulli i Krishtit Shpëtimtar ose të hynin në shenjtërore”, thuhet në një deklaratë nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, pretendon se po bëhet dhunë fetare ndaj serbëve në Kosovë, për çka akuzon kryeministrin Kurti.

“Prishtina ndalon serbët nga liturgjia në kishën e Krishtit Shpëtimtar, por lejon rindërtimin e shtëpisë së bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva. A janë këto vlera për Këshillin e Evropës?. Askush nuk duhet ti mbyllë sytë ndaj dhunës fetare të Albin Kurtit ndaj serbëve në Kosovë, ka shkruar Petkoviq.

(Visited 116 times, 1 visits today)