Serbia ”provokon” rëndë Kosovën ! Forcat serbe të hyjnë në Kosovë, Ja nga kush jepet urdhëri

Kryetari i Partisë Radíkale Serbe, krimineli Vojisllav Sheshel ka thënë se krijimi i poligonit të F orcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicë të Jugut do t’i vënte në rrezík serbët në Kosovë.

Sheshel deklaroi në programin e mëngjesit të televizionit serb, TV Pink se u shtria serbe duhet të jetë e gatshme për të ndërhyrë në Kosovë.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ushtria jonë duhet të jetë e gatshme nëse ai rrezík bëhet real, në mënyrë që të ndërhyjmë menjëherë. Është një pozícion shumë i rëndësishëm strategjikisht dhe prej andej i gjithë veriu i Kosovës dhe Metohisë mund të kontrollohet. Është gjithashtu e rrezíkshme pasi shqiptarët nuk kanë të drejtë në baza ushtarake. Ata nuk kanë të drejtë sipas Rezolutës 1244”, tha Sheshel.

Kryetari i SRS-së theksoi se shqiptarët po ndërtojnë bazë ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit.

“Ato gjëra nuk po shkojnë mirë dhe ne do të duhet ta zgjidhim atë me disa masa më të rrepta një ditë. Do të ishte më mirë të arrihej një kompromis në mënyrë që Kosova dhe Metohija të mbeten pjesë e Serbisë, dhe shqiptarët të marrin një shkallë të lartë të autonomisë, dhe edhe ajo autonomi është e garantuar nga Këshilli i Sigurimit, por sh këputja e Kosovës dhe Metohisë nuk mund të jetë një opsion realist ose një temë diskutimi. Nuk ka asgjë për të folur, nuk duhet të lejohet”, tha Sheshel.

Krijimi i një poligoni të F orcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Mitrovicë të Jugut, ka n gjallur shumë reagime në Serbi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka krítíkuar paralajmërimet për formimin e siç është shprehur ai “bazës së FSK-së” në Cërnushë të Mitrovicës së Jugut.

“Nëse del ndonjë rrezik më serioz për popullin serb…Nuk kam nevojë të vazhdoj. E dinë serbët e ‘Kosovës e Metohisë’”, tha Vuçiq.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, komuna e të cilit më 26 mars i ndau rreth 200 hektarë për ndërtimin e poligonit në kodrën e Cërnushës. Ai tha se ky poligon nuk c enon sigurinë e askujt.