‘Shqiponja’ e Shqipërisë e mposht serbin mes Beogradit

Mundësi shqiptar, Zelimkhan Abakarov, ka mposhtur serbin Stevan Miçiç në mes të Beogradit duke arritur në finale të Kampionatit Botëror.

Abakarov do të luaj në finale kundër amerikanit Thomas Gilman.

”Zelimkhan Abakarov shkruan historinë në mes të Beogradit. Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçiç(medalist Olimpik) Abakarov arriti finalen dominoi ndeshjen, duke garantuar medaljen e argjendtë dhe të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote në mes të Serbisë. Arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen që zhvillohet në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman.”, thuhet në njoftimin e Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

(Visited 287 times, 1 visits today)