Tashmë publikisht, modelja kosovare “nuk i ndahet” Robert Berishës

Para pak jave, këngëtari Robert Berisha në një intervistë bëri të ditur se tashmë është në një lidhje të re dashurie, madje ai përmendi edhe emrin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Pasi u zbulua në media se Roberti është në lidhje me modelen kosovare, Laureta Maqedonci, kjo e fundit filloi të publikonte në profilin e saj në “Instagram” fotografi ku shihej edhe këngëtari tashmë.

Së fundmi, modelja postoi një video në “Instagram”, ku shihet Roberti teksa pastron motorin e tij, madje i ka bashkangjitur edhe një emoji të zemrës.

(Visited 187 times, 1 visits today)