Traktori i Esadit nga Rahoveci lëvron pa shofer (Video)

Esad Shehu nga Rahoveci, i cili është i njohur në rajonin tonë për zanatin e lëvrimit me traktorë gjigant, ka treguar edhe një aftësi tjetër të këtij zanati – lëvrimin e tokës me traktorë pa shofer.

Në një video që është publikuar në YouTube, shihet se si traktori i tipit “Fend” të fermerit Esad Shehu lëvron pa shofer. Kjo video është regjistruar në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Esad Shehu dhe familja Shehu nga Rahoveci janë të njohur rreth këtij zanati, vet Esadi ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare të lëvrimit, ndërsa vëllai i tij, Sead Shehu, ka përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të Lëvrimit, i cili është mbajtur sivjet në Bordeaux të Francës./RahovecPress/
Më poshtë shihni pamjet në Video:

(Visited 9 times, 1 visits today)