Vëllezërve të dehur ua vjedhin 1 mijë euro në parkingun e “HIB”-it, njëri prej tyre habitet e shkon në veturë me hajnat

Një rast më i pazakontë i vjedhjes ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në parkingun e kompanisë “Hib Petrol”, në Bresje të Fushë Kosovës, ku tre persona kanë vjedhur para në një veturë. Gazeta mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje që dy vëllezër të dehur kishin mes vete, situatë kjo që u shfrytëzua nga hajnat, të cilët hynë në veturën e tyre dhe vodhën mijëra euro.

Burimet kanë bërë me dije se tre të dyshuarit, me qëllim të përfitimit nga mosmarrëveshje që kishin dy vëllezërit, ua vodhën rreth 1 mijë euro nga vetura dhe u larguan me një automjet tjetër, por që për dallim nga rastet e tjera, ata morën e vete edhe njërin nga vëllezërit të cilit ia vodhën paratë.

Të njëjtit ndonëse u larguan nga vendi i ngjarjes, nuk arritën t’iu iknin Policisë, pasi u kapën në një pompë të derivateve dhe u shoqëruan në stacionin policor në Fushë Kosovë.

Por çka u gjet në veturën e vëllezërve?

Sinjali mëson se posa njësitë policore morën informacionin për këtë rast, dolën në vendin e ngjarjes, në parkingun e “Hib Petrol”, ku u gjet vetura e dy vëllezërve, e dëmtuar, pasi dyshohet se njëri prej tyre, derisa ishte i dehur e kishte thyer njërin nga xhamat.

Për të mbledhur prova për rastin, Policia ka kontrolluar veturën, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar edhe mbi 6000 mijë euro.

Sipas informatave të çara, Prokurori ka dhënë urdhër të rasti të iniciohet vetëm si “vjedhje”, derisa të merren në pyetje palët ë përfshira në rast.

(Visited 104 times, 1 visits today)