Vjen lajmi b0mbe nga SHBA!! “Beogradi duhet ta njohë Kosovën dhe të largohet nga Rusia, PËRNDRYSHE…

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka thënë se Serbia nuk do të ketë një të ardhme drejt perëndimit nëse ia kthen shpinën BE-së dhe SHBA-së.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar kështu pasi zyrtarët serbë kanë thënë se Rusia është miku i tyre dhe se kurrë nuk do të vendosin sanksione ndaj këtij shteti.“Megjithëse është një shtet kandidat për anëtarësim në BE, Serbia u zotua të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht thirrjeve të BE-së dhe SHBA-së që Serbia duhet të qëndrojë larg Putinit, Beogradi zyrtarisht deklaroi se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe mbron “integritetin e saj territorial”, duke iu referuar pavarësisë së Kosovës”.

“Ivica Daçiq, kryetari i parlamentit serb, tha se “pavarësisht presionit”, Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër “mikut të saj Rusisë”. E vërteta është se Serbia nuk do të ketë një të ardhme perëndimore nëse ata ia kthejnë shpinën BE-së dhe SHBA-së”.

Ben-Meir ka theksuar se “Beogradi duhet ta njohë sa më shpejtë realitetin e pavarësisë së Kosovës, e ardhmja me BE-në nuk është e mundur derisa qëndroni miq të ngushtë me Putinin”, transmeton Klankosova.tv.

(Visited 83 times, 1 visits today)